Avokati Rezart Kthupi deklaron se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në burg dhe shton se një gjë të tillë e do edhe Kryeministri Edi Rama.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se Gjykata e Lartë do ta lërë në burg Veliajn, duke vendosur bazuar në shkallën e parë të gjyqësorit dhe Apelin, referuar fakteve dhe provave.
Ajo që ndodh me Veliajn, është person nën hetim dhe ka një funksion publik dhe hetohet për vepra penale që kanë të bëjnë me ushtrimin e funksionit publik.
Për Veliaj dy gjykatat e shkallës së parë dhe Apeli, kanë mbajtur të njëjtën masë sigurie dhe dyshoj se Gjykata e Lartë do mbajë të njëjtën masë.
Gjykoj se nuk ka kushte që masa ndaj kryetarit të bashkisë të ndryshojë. Vakanca e zotit Veliaj nuk cenon punët e bashkisë.
Politikisht mendoj se Rama e do të jetë në burg Veliajn. Në momentin që Gjykata e Lartë vendos që Veliaj të qëndrojë në burg, Këshilli Bashkiak i ka duart e lira për të shkuar të kërkojë shkarkimin e kryebashkiakut.
Rama interesin më të madh e ka që të çoj Tiranën në zgjedhje tani, pa marrë parasysh faktin që Bashkia Tiranë të vazhdojë drejtimin kështu.
Gjykata e Lartë nuk merret me provat në vetvete por se si shkalla e parë dhe Gjykata e Apelit kanë zbatuar ligjin në shqyrtimin e provave dhe fakteve.
Gjykata e Lartë ka një hapësirë shumë të kufizuar për të ndryshuar masën e sigurisë. Që të ndryshosh masën duhet të provosh se dy gjykatat e tjera kanë gabuar në zbatimin e ligjit.



