Mediu tregon qëllimin e Ramës kur flet për bashkëqeverisje PS-PD

Mediu tregon qëllimin e Ramës kur flet për bashkëqeverisje PS-PD

Diskutimet për bashkëqeverisje PS-PD, kreu I Partisë Republikane, Fatmir Mediu i quajti diversion të kryeministrit Edi Rama për të thënë se ka një marrëdhënie të fshehtë me opozitën dhe se komunikojnë me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Mediu tha Rama po përpiqet të bëjë shqiptarët të mëndojnë se asgjë s’ka për të ndryshuar dhe “më mirë rrini në shtëpi dhe mos dilni për të votuar”. Ai shtoi më tej se mënyra se si pretendon Rama të qeverisë është e kundërta e Bashës.  

“Rama është i pavërtetë edhe me Ramën. Ai ndonjëherë shkon drejt një teatri absurd. Këtë Rama e bën për diverision, për të thënë që do të jetë prapë i pari, për të thënë që kam një marrëdhënie të fshehtë me opozitën dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin dhe tjetra është ti bëjë shqiptarët të fillojnë të mendojnë se nuk do ndryshojë asgjë dhe më mirë rrini në shtëpi dhe mos dilni për të votuar. Ky është në gjykimin tim qëllimi i Edi Ramës. Mënyra si pretendon Rama të qeverisë dhe si pretendon Basha janë të kundërta. Fushata e tij është pa mua nuk ka vaksinim, pa mua s’ka ndërtim etj, etj”, tha Mediu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy