Mblidhen sot disa komisione parlamentare, PD: Do të jemi fizikisht

Mblidhen sot disa komisione parlamentare, PD: Do të jemi fizikisht

Disa komisione parlamentare janë parashikuar të mblidhen paraditen e kësaj të mërkurë.

Me anë të një njoftimi për mediat, Partia Demokratike, deklaron se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje medias që të marrë pjesë dhe të ndjekë nga afër qëndrimet e komisionit.

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe, ne zbatim të nenit a5 të rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit. Ftojmë median të marrë pjesë dhe të ndjekë nga afër qëndrimet për komisionin. 

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10.00

Komisioni i Arsimit, ora 10.00

Komisioni i Ekonomise, Ora 11.00

Kujtojmë që mazhoranca, ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen “online”, duke argumentuar se kjo formë bëhet për të shmangur virusin.

Nga krahu tjetër, opozita kërkon që mbledhjet të zhvillohen në ambiente fizike, duke sugjeruar që të ndiqen të gjitha protokollet e nevojshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy