Mbyllet afati në KQZ/ 11 parti e deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhjet në veri të Kosovës

Mbyllet afati në KQZ/ 11 parti e deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhjet në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin të subjekteve politike.

Sipas tij, 11 parti e kanë deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, ndërkaq 5 po.

Ai tha se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna.

Ai gjithashtu theksoi se 11 parti brenda afatit kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit, Jedinstvena Goranska Partia dhe Kosova Demokratik Türk Partisi dhe Partia Balliste.

Ndërkaq pesë parti kanë deklaruar se do të jenë pjesë e zgjedhjeve me kandidaturë, ku prej tyre PDK-ja e LVV-ja do të marrin pjesë.

Brenda këtij afati kemi pranuar njoftimin konfirmues nga të gjitha subjektet politike të certifikuara: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partija Kosovskih Srba, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) dhe Lëvizja Vetëvendosje. 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës, do mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy