Osmani për mediat irlandeze: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Osmani për mediat irlandeze: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën e përditshme Irlandeze “The Irish Times”, tha se prioriteti numër një në dialogun me Serbinë  është çështja e personave të zhdukur gjatë luftës.

Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e saj të paguajnë për krimet e kryera gjatë një lufte 1998-9 dhe për shtypjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës që i parapriu asaj, tha Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani thotë se drejtësia për 13,000 personat e vrarë në konflikt, një milion të zhvendosur ose dëbuar dhe 1,600 të cilët ende janë zhdukur, duhet të jetë themeli për një marrëveshje të kërkuar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e cila është një kusht për të dy shtetet për t’u anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Evropian.

Osmanit thotë se Kosova është e gatshme të presë vite nëse është e nevojshme për një marrëveshje “cilësore” që siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi pa ndonjë ndryshim në kufijtë e saj aktual.

“Detyra jonë kryesore është të flasim në emër të viktimave dhe familjeve të tyre. Pra, personat e zhdukur janë prioriteti jonë numër një”, thotë Osmani.

Osmani thotë se shkëmbimi i territorit është i pamundur dhe beson se Vuçiç “duhet të dëshmoj se ai është shkëputur nga mendja e kaluar e Millosheviçit”.

“Unë mendoj se ai po ndjek një strategji të ngjashme përmes mjeteve të ndryshme; padyshim jo përmes luftës dhe shkatërrimit dhe dhunës, por përmes një strategjie tjetër, e cila ende synon të kapë më shumë territore dhe nuk interesohet vërtet për fatin e njerëzve. “

Një takim i parë me Vuçiç mund të jetë larg, dhe Osmani thotë se përparësia e saj aktuale është të sigurojë vaksina Covid-19 për një vend që ka marrë vetëm 24,000 doza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy