
Në fjalën e mbajtur nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha foli për mbështetësit e tij lidhur me nismën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi brenda Tiranës.
Ai deklaroi se Edi Rama e do këtë “shtet” për veten e tij dhe jo për bektashinjtë.
Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.
Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.
E ka për sulltanatin e Surrelit.
E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.



