
Analisti Andi Tela lënien në burg nga Gjykata e Lartë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh si certifikim të procedurës që është ndjekur deri më tani.
Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se Gjykata e Lartë vlerëson procedurën nga shkalla e parë dhe deri në Apel, nëse janë procedura të rregullta apo jo, pa i hyrë çështjes në themel.
Në vijim ai tha se Edi Rama me deklaratat e tij pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, është shprehur se nuk pranon më arrestime pa u bindur për provat dhe se çdo arrestim i SPAK apo GJKKO, sipas tij duhet noterizuar te Kryeministri.
Rama e ka nxjerrë dje peshoren e drejtësisë kur ishte seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor.
Nga kjo mori spunto, mbasi iku rektori dhe filloi të mbante fjalimin para grupit parlamentar.
Deri sa ishte Ilir Meta ishte në burg këta nuk flisnin për drejtësinë, tani që u fut Veliaj u kujtuan. Se nga opozita nuk ka ngelur më.
Dje Rama tha një frazë që ishte pak e çuditshme, represive ndaj SPAK.
“Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit, nuk i pranojmë më dhe skam për ti pranuar më”.
Rama dje tha se nuk pranoj më arrestime nga gjykata pa u bindur për provat, duhet noterizuar te Edi Rama çdo arrestim që do bëjë SPAK apo gjykata speciale.



