
Kuvendi përfundoi sot punimet e seancës plenare e një sërë vendimesh të rendit të ditës.
Kuvendi miratoi sot me vota 110 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”.
Kuvendi miratoi sot me vota 111 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”.
Kuvendi miratoi sot me vota 77 vota pro, 7 kundër dhe 24 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049 datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995” të ndryshuar””.
Kuvendi miratoi sot me vota 76 vota pro, 23 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.
Kuvendi miratoi sot me 100 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim zgjedhjen e Gent Sejko si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve”.



