Soreca: Do të ndjekim deri në fund procesin e numërimit

Soreca: Do të ndjekim deri në fund procesin e numërimit

Pas mbylljes së procesit të votimit, nis një tjetër: ai i numërimit. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, tha se skuadrat e monitoruesve të BE-së do të vijojnë të ndjekin nga afër edhe këtë proces deri në mbylljen e tij dhe shpalljen e rezultateve. Soreca theksoi se pjesëmarrja e lartë në votime tregoi se qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për vendin e tyre.

Sot ka qenë një ditë e gjatë, sepse ka filluar në orën 07:00 në Tiranë, dhe pas gjithë asaj pune, do të përfundojë tani në Tiranë. Ne e filluam me Tiranën, pastaj shkuam në Peqin, në Elbasan, në Kavajë dhe në Durrës. Përveç disa problemeve, që janë hasur me aparatet për identifikimin elektronik, administrata ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Skuadrat tona të BE, që po vëzhgojnë zgjedhjet, në pjesën dërrmuese të Shqipërisë, do të vëzhgojnë edhe procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe gjithë procesin më pas. Të gjithë informacionin që do të mbledhim, do ja kalojmë OSBE/ODIHR, që nesër rreth drekës do të bëjë vlerësimin e parë për zgjedhjet.

Sigurisht që mbyllja e votimit dhe qendrave të votimit, dërgimi i materialeve, është vetëm fillimi i fundit. Ajo që do të bëjmë ne, është se do të lejojmë komisionet e qendrave të votimit të përfundojnë gjithë procesin, për të vijuar sonte për të ndjekur numërimin deri në mëngjes, deri nesër, kur ne shpresojmë të ketë rezultat. Unë nuk do të jap një vlerësim të gjërave që kam parë, pasi do të jetë OSBE, që do të japë vlerësimin paraprak. Më lejoni të them se ajo që kam parë, ka qenë një pjesëmarrje vërtet e lartë, m’u duk personalisht se zgjedhësit shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ambasadori Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy