Çfarë do donte të ndryshonte Alfred Lela nëse do kishte mundësi të rikthehej në kohë

Çfarë do donte të ndryshonte Alfred Lela nëse do kishte mundësi të rikthehej në kohë

Nëse gazetari Alfred Lela do të rikthehej pas në kohë ajo çfarë do të kishte dashur të ndryshonte është fakti që i ka dhënë më shumë nga ç’meritonte ndonjë personazhi politik. Ai tha në “Arnautistan” në MCN TV se eksperienca amerikane është një nga gjërat që nuk do të donte të ndryshonte dhe sipas tij është vendi më i mirë përveç vendlindjes.

“Eksperiencën amerikane do ta bëja dhe shumë herë madje. Të gjithë ata që kanë dilema u them ta provojnë sepse edhe nëse do jetë eksperiencë e keqe sërish do jetë e paharrueshme. Amerika është vendi më i mirë përveç atdheut. Kam një pendesë për një anim tim të fortë ndaj ndonjë personazhi politik, kam përshtypjen kam dhënë më shumë nga ç’meritohej. Do kisha dashur të isha më centrist, është një përpjekje për tu zhvendosur aty ko do të doja të kisha qenë. Kam dhënë mbështetje por duhet të kisha kritikuar më shumë se ajo që nuk duroj është të pranuarit e dikujt si ushtar”, tha Lela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy