Çfarë është një konservator shqiptar?! Kokalari: Dua që shqiptarët të kuptojnë se interesi vendit është para atij vetjak

Çfarë është një konservator shqiptar?! Kokalari: Dua që shqiptarët të kuptojnë se interesi vendit është para atij vetjak

Evi Kokalari në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpalosur vizionin e saj për lëvizjen konservatore që ka themeluar dhe që pritet të garojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Përballë saj ka analisti Neritan Sejamini duke shfaqur skepticizëm që të ketë një frymë të tillë në vendin tonë, i kërkoi Kokalarit të përshkruajë “një konservator shqiptar”. Kokalari u shpreh se nëse ka një gjë që shqiptarët duhet të fokusohen në parimet e konservatorizmit, është që interesi i Shqipërisë dhe vendit duhet të jetë përpara interesit vetjak. “Janë ata njerëz që flasin për atdheun, familjen dhe Zotin. Ajo që dua t’ju shpjegoj shqiptarëve është që, nuk dua të bëj doktrinën e konsevatorizmit sepse është shumë e thellë dhe duhet shumë punë. Nëse ka një gjë që shqiptarët duhet të fokusohen në parimet e konservatorizmit, është që interesi i Shqipërisë dhe vendit duhet të jetë përpara interesit vetjak. Në momentin që kupton, që interesi i Shqipërisë, e kupton që nuk vë në çdo moment xhepin tënd dhe nuk e do partinë për pazare, por vë interesin e këtij vendi… Prandaj dua t’i sjell edhe nga jashtë sepse ata e kanë këtë ide. Siç themi se është MAGA në Amerikë. Çfarë është MAGA? Interesi i Amerikës i pari. Kaq dua unë që të mësojnë shqiptarët nga konervatorizmi, të tjerat vijnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy