Rama: Porti i ri në Durrës do të ndryshojë Shqipërinë

Rama: Porti i ri në Durrës do të ndryshojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ndërtimin e portit të Durrësit e cilëson si mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.

I pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, ai tha se nëse hedhim sytë sot dhe shohim Malin e Zi, ku kanë rrogat më të larta në rajon, duhet të kuptojmë se gjithçka nisi nga “Port of Monte Negro”. Rama theksoi gjithashtu se në këtë projekt madhështor shteti shqiptar do të jetë aksioner bashkë me kompaninë investitorë.

Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me ‘Porto Monte Negro’. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait. Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”, tha Rama.

Ndërkohë, këtë të mërkurë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Në fund të ceremonisë, ku mbajtën fjalën zv/kryeministrja Belinda Balluku, Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR dhe kryeministri Rama, palët nënshkruan marrëveshjen që do finalizohet me ndërtimin e portit më të madh turistik të Medheut në Durrës.

Investimi i portit është edhe transferimi i një dijeje të madhe se si kalohet në një nivel tjetër të turizmit. Çështja nuk është vetëm si të ndërtosh marina të bukura, por të dish të komunikosh dhe të thithësh turistë nga e gjithë bota. Efekti turistik i portit të Durrësit do të jetë spektakolar”, tha Rama gjatë ceremonisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy