Rrëzimin nga Partia Socialiste të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, analisti Ben Andoni, e sheh si forcë të kartonëve të mazhorancës.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se opozita për çështje shumë të rëndësishme duhet të jetë jo vetëm e bashkuar, por duhet të ketë dhe mekanizmat për ta shtrënguar deri në një farë mase mazhorancën që t’i pranojë komisione të tilla.
Nuk dalin dot mbi forcën e kartonëve të mazhorancës sot. Kërkesa për komisione nga opozita gjithmonë rrëzohet. Ne dimë se ngritja e çdo komisioni tregon tek e fundit se ti nuk do zgjidhësh gjë. Çdo komision në fund del me dy raporte të ndryshme, ndërkohë pasojat janë te njerëzit, te siguria.
Opozita për çështje shumë të rëndësishme duhet të jetë jo vetëm e bashkuar, por duhet të ketë dhe mekanizmat për ta shtrënguar deri në një farë mase mazhorancën që t’i pranojë komisione të tilla. Forca e mandateve është shumë e madhe te Partia Socialiste. Informacioni që kemi ne është shumë më i pakët se ai që ka një deputet për AKSHI-n. Duke pasur mekanizma të tillë dhe duke ditur se Shqipëria është përballë reformave shumë të rëndësishme, opozita mund të kushtëzonte qëndrimin e saj.
AKSHI-t më shumë i është bërë gjyq publik, se sa nga ana e opozitës të flitej teknikisht se çfarë dëmesh i ka bërë vendit. Zoti Rama zgjedh momente kur duhet të shfaqet dhe e kthen më së miri në PR-in e vetë. Ti duhet të dish çdo lloj metodike dhe çdo armë që ka në dorë Kryeministri i vendit.
Zoti Rama del në interpelanca, aktivitete të ndryshme dhe largohet i qeshur se ka fituar pikë. Dhe fuqia e interpelancave ka rënë jashtëzakonisht tek ne. Por pasojat po i vuan publiku, mosfunksionimin e institucioneve po e vuan publiku. Problemi i AKSHI-t dhe mosadresimi i duhur, përballja e një situate të tillë kërkon përgatitje shumë të madhe dhe kushtëzime. Mundësia që opozita të ngrejë një komision të tillë, të dalë me një përfundim që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në vendin tonë.



