Rama: PD drejt një fundi të përgatitur për vite

Rama: PD drejt një fundi të përgatitur për vite

Pyetjes nëse ka pasur ndikim në qëndrimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se Basha është një nga 2 anët e një marrëzie që po çon PD drejt një fundi të merituar.

Nga konferenca e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se fundi i PD është përgatitur prej vitesh dhe autorët e saj sipas tij janë pikërisht Basha dhe Berisha.

Duke e quajtur PD një parti që nuk ka prodhuar asgjë përveçse mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë afektuar vendin, Rama tha se kjo forcë politike nuk ka kapacitet për të qeverisur vendin.

“Jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë së ka blerë makinë luksi, akuza merr dhenë, ndërkohë makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar para bashkisë. E keqja bën më shumë bujë, gënjeshtra gjen më shumë vesh dhe populli nuk thotë kot që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta nuk ka veshur ende pantallonat. Basha është një nga 2 anët e një marrëzie që po çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është fund i përgatitur me vite, por jo nga unë, as nga ne as nga qytetarët që nuk kanë përfituar asgjë, por pikërisht nga këto dy figura. Një forcë politike që nuk ka prodhuar asgjë përveçse mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë afektuar vendin, rrëmujave që kanë afektuar vendin në përpjekje për t'u rikthyer në pushtet pa pasur kapacitet për të qeverisur. Për mua është e qartë s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në hall të madh që kanë kthyer hallin e tyre në hallin e partisë së tyre”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy