
Pyetjes se çfarë mund të ringrejë marrëdhënien Rama-Meta pas votimit në parlament pro shkarkimit të presidentit, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë “ringritja e LSI”.
“Rama e ka kuptuar që nuk ka rëndsi të jesh më i miri, por të jesh i pari”, tha Çani tha për MCN TV, ndërkohë që shoi se kryeministri për pushtet mund të bëjë aleancë edhe me djallin.
“Marrëdhënia mes tyre mund të ringrihet vetëm nëse Meta e ringren LSI, vetëm atëherë ai mund të bëjë aleancë me të. Rama për pushtet mund të bëjë aleancë edhe me djallin, e ka kuptuar që nuk ka rëndsi të jesh më i miri por të jesh i pari dhe ai arriti të jetë i pari”, tha Çani.
Lidhur me reagimin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Çani tha:
“Meta vazhdon në linjën e tij. Shpëtimi i Metës që është munduar të mbrojë kushtetutën nuk do ti vijë nga kjo rrugë. Meta është i djegur. Amerikanët kanë vendosur që këtë rajon ta marrin nën kontroll. Nëse Meta apo kushdo tjetër mendon se mund të fitoj është naiv, shpëtimi do ti vijë vetëm nëse bën aleancë me perandoritë e tjera dhe jo Amerikën. Nëse këta nuk kanë, mbrojtje nga fuqitë që nuk janë amerikanët ata janë të djegur sepse janë të pafuqishëm”.



