Basha: Tërhiquni nga votimi ose do të përballeni me pasojat (VIDEO)

Basha: Tërhiquni nga votimi ose do të përballeni me pasojat (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi shkelje të Kushtetutës procedurën e sotme për zgjedhjet e kryeprokurorit të përkohshëm. Në fjalën e tij në nisje të seancës, Basha i kërkoi maxhorancës të tërhiqet nga votimi për kryeprokurorin e përkohshëm, në të kundërt do të përballet me pasojat.  

“Sot në mënyrë tinzare po bëheni gati për grusht shteti", tha Basha.

"Ju jeni të vendosur për të shkelur Kushtetutën për të mbrojtur pasuritë tuaja. Ky është çasti i fundit, që, në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni. Ky është urdhri i popullit binduni atij ose përballuni me pasojat", tha Basha.

PS pritet të hedhë sot për votim kandidaturën për kryeprokuror të Përkohshëm. Kandidatura e përzgjedhur që ka gjetur mbështetjen e socialistëve është Arta Marku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy