Sot dhe nesër Kuvend, kalon për votim drafti i dakordësuar PS-PD për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Sot dhe nesër Kuvend, kalon për votim drafti i dakordësuar PS-PD për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Teksa sot do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që do të zgjasë edhe nesër, për votim do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live shprehet se demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë dakordësuar me socialistët e Edi Ramës lidhur me Zgjedhoren, ndërsa për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë’ për votat personale, për të shpresuar se do të marrin një vend në Parlament.

 

Drupal Ad

 

Referuar variantit të dakordësuar, 1/3 e listës së kandidatëve do të jetë e fiksuar, pra me emra që pavarësisht numrit të votave personale që kanë, nëse subjekti apo koalicioni që i kandidon, marrin mandatet për deputetë hyjnë të Kuvend.

Referuar ndryshimeve që priten të miratohen, kandidati për deputet, i regjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025, as më shumë e as më pak, forcon rolin e kryetarëve të partive, që siç duket do të blindojnë me të besuarit e tyre, vendet e sigurta për deputet, sipas qarqeve, ndërsa pjesa tjetër e listës, është një “përplasje” brenda llojit, ku krahas votave të partisë, emrat që renditen në 2/3 e listës, duhet të sigurojnë edhe votat e tyre personale.

Ai bënë me diqje se partitë e vogla janë të pakënaqura me këtë pakt dhe në reagimet e tyre të para Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka kanë qenë të pakënaqur pasi një pikë është se lista do të jenë të detyruar për të gjitha partitë, pra dhe nëse një nga partitë kandidon e vetme duhet që 1/3 e listave ta ketë të mbyllur, ndrësa ata kanë kërkuar që ajo të jetë preferenciale.

Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen edhe emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sot po ashtu pritet që të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy