Kryeministri Rama u ndal sot në disa nga zonat e prekura nga reshjet intensive në vend, duke nisur nga Durrësi, siç zona e Sukthit të Ri dhe lagjja “Erzen”.
Kryeministri Rama tha se situata e këtyre ditëve ka qenë ndër të tjera një provë për investimet e bëra në infrastrukturë, të cilat bënë të mundur që situata të menaxhohej shumë më mirë, sesa disa vite më parë.
Kjo ka qenë provë e madhe se ishte volum i madh reshjesh, por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dhe pjesa hyrjes në qytet, edhe dje, edhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë.
Kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit që po e çove të gjithën me furi, bllokohet lavamani.



