Sejamini: Rama në Athinë si “Tregtari i flamujve” të Koliqit, patriotizëm fals

Sejamini: Rama në Athinë si “Tregtari i flamujve” të Koliqit, patriotizëm fals

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi takimin e Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi, që ishte paralajmëruar prej javësh.

Ai tha se mitingu i Ramës në Athinë ishte pjesë e patriotizmit fals dhe e krahasoi atë me tregtarin e flamujve të Ernest Koliqit. Sipas tij, Rama duhet tw ksihte prekur problemin e gjuhës shqipe në Greqi.

Rama vajti në Athinë për interesin e vetë se i duhet vota e emigrantëve, familjarëve të tyre këtu. I duhet dhe patriotizmi dhe shpërqendrimi i vëmendjes nga gjithë këto skandale. Problemi qëndron se kjo është non ngjarje e ka vlerën zero.

E mbani mend samitin që u bë në Shqipëri. Edhe kjo është zero ngjarje. Përsa i përket flamurit, Rama citoi Sami Frashërin, por Ernest Koliqi ka një tregim “Tregtari i flamujve”, për patriotizmin fals.

Nuk ka asnjë kusht për emigrantët që të kthehen. U kthyen në 2008, por ikën sërish, sepse nuk gjetën vend në vendin e tyre dhe ikën në Holandë, Suedi etj. Kjo është përgjegjësi e çdo lloj qeverie.

Shumica e atyre që janë në sallë nuk votojnë as në Shqipëri as në Greqi. Nuk janë nënshtetas dhe nuk votojnë në Greqi dhe nuk i lejojnë që të votojnë në Shqipëri.

Problemi i pasaportave dhe lejeqëndrimit nuk është zgjidhur. Pas 10 vitesh marrëdhëniet janë aty ku ishin. Nuk mund të shkosh atje dhe të shash grekët në shtëpinë e tyre.

Nuk preku problemin e gjuhës shqipe në Greqi. Rama duhet që marrëdhëniet me Greqinë t’i zhvillojë në interes të shqiptarëve në Greqi dhe në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy