Gjermania mbështet hapjen e kufijve brenda zonës Shengen

Gjermania mbështet hapjen e kufijve brenda zonës Shengen

Autoritetet gjermane kanë bërë thirrje për të nxitur turizmin veror dhe për të mos rikthyer masat që do të pengonin lëvizjen e lirë në Europë.

Gjermania mendon se mbyllja e kufijve brenda zonës Shengen duhet të shmanget.

Përkundrazi shtetet duhet të përpiqen të rrisin numrin e testimeve në aeroporte, si dhe të realizojnë fushata informuese.

Autoritetet mendojnë se rivendosja e kontrolleve kufitare si në rastin e Austrisë, nuk duhet marrë në konsideratë, pasi po ndikon në politikat ndërkombëtare mes shteteve, duke krijuar përçarje në marrëdhëniet tregtare.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se kush mbështet sot kontrollin kufitar, nesër do të tentojë t’i mbyllë përfundimisht.

Gjermania e shikon të rëndësishme zhvillimin e turizmit veror dhe krijimin e kushteve maksimale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 Autoritetet gjermane kanë vendosur të rrisin numrin e testimeve në aeroporte për të gjithë udhëtarët që vijnë nga zona me një numër të lartë rastesh me COVID.

Nga ana tjetër, veçimi shoqëror dhe masat higjienike, mbeten përgjegjësi personale dhe jo vetëm ligjore e shteteve pritëse.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy