E firmos Braçe, lirohet nga detyra zëvendës Ministrja e Financave

E firmos Braçe, lirohet nga detyra zëvendës Ministrja e Financave

Belinda Ikonomi nuk do të jetë më zëvendës ministre e Financave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është firmosur nga zëvendës kryeministri Erion Braçe në mungesë të Edi Ramës.

Aktualisht nuk dihet ende shkaku i këtij lirimi nga detyra apo edhe se kush do ta zëvendësojë Belinda Ikonomin.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- thuhet në vendim.

Para se të emërohej zëvendës ministre e Financave Belinda Ikonomi ka mbajtur postin e drejtoreshës së doganace. Edhe nga ky post ajo është liruar më herët, ndërsa vendin e saj në atë kohë do ta zinte Arlind Gjokutaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy