
Teksa partitë politike po përgatiten për zgjedhjet vendore të 12 majit, se fundmi edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes PD dhe PL-së, paraqet risinë politike në vend.
Analisti Ilir Kalemaj, tha në “MCN live”, se megjithë këtë, partitë politike në Shqipëri nuk janë demokratike.
Sipas tij, për aq kohë sa partitë në Shqipëri nuk kanë demokraci të brendshme, nuk ka për të pasur demokraci në vend
Partitë politike nuk janë demokratike, ato nuk përfaqësojnë flukse ideore, këtu nuk flas për PD-PS që kanë parti kryesore programatike, jo më për partitë e tjera, që normalisht nuk kanë bërë kurrë zgjedhje, dhe nuk dihet kush është dyshi n në parti.
Z,Meta e fakt ë bëri brenda ditës, iku nga presidenca, ditën tjetër u zgjodh kryetar, ndryshoj emrin e partisë, po thënë k
jo, edhe nëse Meta do të nxirrte kandidat- kundër kandidatë, natyrisht që ai do të fitonte me aq sa fitoi, sepse e tillë është strukturë e partive politike në Shqipëri, dhe ai të paktën ishte i sinqertë kur tha se nuk kishim pse të shpiknim kundër kandidate kur dihej që PS nuk bën zgjedhje fare. Kështu që në këtë sens ne jemi ende retrograd, jemi ende atavistë, në kuptimin politik të fjalës dhe jemi ende në parapolitikë dhe për sa kohë këtu nuk ka zgjedhje që bazohen në fraksione ideore, të cilat shtjellojnë ideologji dhe të cilat shtjellojnë programe të bazuara në këto ideologji, këtu nuk ka për të pasur demokraci të brendshme të partive politike.
Për sa kohë ëktu nuk ka demokraci të brendshme, nuk ka për të pasur demokraci Shqipëria dhe shtet të së drejtës, prandaj ne ende jemi ne tranzicion.



