
Analisti Frrok Çupi dëbimin e ambasadës së Iranit nga vendi ynë me vendim të qeverisë, si përgjegjëse për sulmin kibernetik ndaj faqeve zyrtare qeveritare, e cilëson si ngjarjen më të rëndësishme për vendin tonë, që pas luftës së ftohtë.
Në studion e MCN Live, deklaroi se një nga gjërat që do të thotë është se Shqipëria guxon dhe vihet në radhën e aleatëve të denjë si Amerika përballë një politike të errët si ajo e Iranit.
Irani prej 2-3 vitesh të fundit ka provuar se kanë vepruar agjentura, sa Shqipëria u detyrua të dëbojë tre diplomatë të tjerë para tre vitesh. Presidenti i atëhershëm i SHBA, Trump ka dërguar letër befasuese për Shqipërinë.
Ndërkohë që kemi një komunitet iranianësh revolucionar kundër regjimit të egër të Iranit në Shqipëri, i cili është gjithë kohësh në sulmet e agjenturave të Iranit. Dita e sotme dëshmon se ne ndodhemi tani në një përpjekje shumë të madhe për të ruajtur stabilitetin që po na e sulmojnë nga jashtë. Ne kemi aleatë shumë të mëdhenj si NATO, por në një moment tjetër do ishte alarmante.
Kjo është një vijë paralele me atë që po ndodh me agjenturat ruse dhe të tjerat që nuk e dimë. Agjenturat ruse ka tentativa për t’i lidhur ose janë lidhur me agjentura të shtetit, për të marrë informacione të klasifikuara.
Ne i kemi lëshuar armët e sigurisë, qoftë edhe mediat, nuk ndodh që ta banalizojë dhe semplicizojë fenomenin e ardhjes së spiunëve të Rusisë ose Iranit, ose të një fuqi tjetër që nuk ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
Ne jemi një shtet anëtar i NATO, shumë afër BE, mbi të gjitha jemi një shtet në fokus të veprimtarisë të Rusisë, për të destabilizuar rajonin. Siç jemi kolona kryesore amerikane, jemi kolona kryesore e sulmeve të tyre.
Agjentura të tilla si e Iranit ose Rusisë, nuk ndihen mirë nuk vijnë në vendin tonë, nëse nuk kanë lidhje me burime shumë të rëndësishme të informacionit. Në Shqipëri janë kapur dhe ka pasur lidhje të republikës ruse me vetë Presidencën e Republikës, që ka dhënë informacione të klasifikuara për agjenturën rusë.
Agjentë serbë kanë hyrë në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes, kanë hyrë dhe kanë citur gjithçka. Poshtë ujërave në agjentura dhe sulme, në luftën kibernetike dhe hibride, do ketë gjerë shumë më të mëdha, ligjet për të dyshuar se 3 spiunët rusë që u kapën janë shumë të rëndësishëm, për Rusinë, Amerikën, janë të njohur si spiunë shumë të saktë. Tashmë është deklaruar nga NATO, BE dhe Amerika që janë spiunë.



