Laperi: Idromeno mund të krahasohet me rilindasit europianë, me të fillon piktura realiste në Shqipëri

Laperi: Idromeno mund të krahasohet me rilindasit europianë, me të fillon piktura realiste në Shqipëri

Studiuesja e artit, Eleni Laperi flet për monografinë e shkruar prej saj për Kol Idromenon, duke thënë se e ka pasur shumë të vështirë pasi kanë humbur shumë gjëra dhe janë keqtrajtuar shumë gjëra të tij.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, deklaroi se për një periudhë të gjatë është lënë në heshtje, edhe kur ka vdekur vetëm një gazetë ka dhënë lajmin shkurt.

Ka ndikuar edhe tematika e pikturave të tij që ka qenë një tematikë fetare dhe laike. Por kur merresh me të, e shikon që punët më të bukura dhe laike, i ka bërë për kënaqësinë e tij.

Kurse porositë në Europë, ka pasur një porosi nga kisha katolike që një pjesë kanë mbetur. Ka qenë kjo tematikë fetare që e ka lënë në heshtje në Shqipëri.

Kol Idromeno ka qenë figurë shumëdimensionale, se nuk ka qenë vetëm piktor, por edhe skenograf dhe arkitekt. Është një figurë shumëdimensionale dhe mund ta krahasosh me rilindasit europianë.

Me të fillon piktura realiste në Shqipëri. Me pushtimin e tokave shqiptare nga osmanët, u ndërpre edhe lidhja që kishte kultura shqiptare me kulturën europiane.

Atë e dërgoi i ati në Venecia me shtysën e Marubit që është tjetër figurë e rëndësishme për kulturën shqiptare, ndonëse është italian.

Shkoi në moshën 15 vjeç që të studionte pikturë, por nuk rezulton të ketë bërë Akademinë e Venecias. Ai ka punuar në studion e një piktori venecian.

Kur osmanët pushtuan komplet tokat e shqiptarëve, shumë shqiptarë e lanë Shqipërinë dhe u vendosën në Venecia.

Një prej këtyre shqiptarëve ishte mik i familjes së Kol Idromenos dhe e çoi në studion e një piktori italian dhe aty mësoi bazat e pikturës. Nuk di nëse do kishte bërë shkollën, do ishte bërë më i mirë.

Sipas Laperit, një piktor mund të bëhet edhe pa shkollë. Ajo tha se Idromeno lindi në familjen e duhur, në kohën e duhur dhe në qytetin e duhur, në Shkodër, ndonëse i ati i tij është çam.

Për shkak se kishte pasaportë greke, Laperi tha se shpesh e quanin grek.

Ajo shtoi se Kol Idromeno u kthye nga Venecia, hapi studion e pikturës dhe të fotografisë, duke u bërë dy studio fotografie në Shkodër, pas asaj të Marubit, duke e cilësuar si risi në jetën e shkodranëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy