Ngrihet Komisioni i Ekzekutimit të vendimeve penale

Ngrihet Komisioni i Ekzekutimit të vendimeve penale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka njoftuar ringritjen e Komisionit të Ekzekutimit të vendimeve penale.

I njejti komision do të shërbejë për rritjen e transparencës dhe koordinimin e të gjitha institucioneve që ndjekin ekzekutimin e vendimeve penale.

Ministrja Gjonaj, në njoftimin e saj shton se komisioni shërben si një mekanizëm kombëtar për trajtimin e ankesave, kryerjen e verifikimeve të nevojshme, monitorimin e punës së IEVP-ve dhe çdo problematike në to, duke trajtuar me përparësi çdo çështje dhe informuar Ministrin e Drejtësisë.

Ajo shpjegon se roli i Komisionit është mjaft i rëndësishëm në aspektin procedurial të ekzekutimit të vendimeve penale, në bashkërendimin e punës për politikat penitenciare dhe zbatimin e tyre me organizmat monitorues si Komiteti i Parandalimit të Torturës, Avokati i Popullit etj.

Komisioni i pavarur nga Ministria e Drejtësisë ka përfaqësues të Kryeministrit, Kuvendit, Presidencës, Prokurorisë së Përgjithshme, Dhomës së Avokatisë dhe ministrive përgjegjëse për drejtësinë, arsimin, financat e shëndetësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy