Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin e KQZ-së

Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin e KQZ-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të KQZ per t’iu hequr mandatin e deputetit Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovices.

Në një deklaratë për mediat, ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin e sotëm të KQZ dhe theksoi se kjo është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri.

Deklarata:

Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri.

KQZ vendosi sot me 5 vota pro ndërprerjen e mandatit për dy ligjvënësit, njëri i PDIU-së dhe tjetri i LSI-së, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy