Kryesia e Partisë Socialiste miratoi gjatë mbrëmjes së djeshme listën me emrat e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie.
Ashtu sikurse pritej Rama vendosi të rikandidojë 44 kryebashkiakë aktualë, ndërkohë që propozon kandidatë të rinj vetëm për 17 bashki, mes tyre dhe Vlora.



