Vijon protesta e opozitës/ Kello: Nuk ka pasur asnjë incident

Vijon protesta e opozitës/ Kello: Nuk ka pasur asnjë incident

Gazetari Andon Kello ka raportuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Kello bëri me dije se kreu i PD-së Berisha i cili po mban fjalën e tij aktualisht, do të jetë e fundit.

Berisha po mban fjalën virtualisht, është i vetmi që nuk është fizikisht i pranishëm pasi është i izoluar. Prej minutash kanë nisur reshjet e shiut, por protestuesit vijojnë të qëndrojnë duke dëgjuar fjalimin e kryeministrit, që do të jetë dhe fjala e fundit.  

Grupi i deputetëve të Bardhit dhe Rithemelimit u mblodhën bashkë për të marshuar drejt Kryeministrisë. Janë mbajtur edhe disa fjalime. Janë të angazhuar 1100 forca të policisë, por edhe Garda. Grupe të gatshme ka pasur edhe para Kryeministrisë ku kanë organizuar dhe një kordon policor.

Nuk ka asnjë incident, është protestë paqësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy