
Teksa foli lidhur me negociatat, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se nuk duhet të këtë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, pasi sipas Bushatit një gjë e tillë është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron.
“Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian”, tha Bushati.
Në fjalën e tij përballë mediave, jashtë Kuvendit, Bushati deklaroi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj që në vitin 2018 dhe se politika duhet të fokusohet në zbatimin e standardeve për të krijuar një standard europian. Ndërkohë, ish-kreu i diplomacisë shqiptare tha se vendi ynë i ka plotësuar kushtet, duke shtuar më tej se BE nuk do të jetë kurrë aq gati, sa për të na pritur në gjirin e saj.
“Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati”, theksoi Bushati.
Kujtojmë, se vetëm pak kohë na ndan nga vendimi përfundimtar që Këshilli i Europës do të jap në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut



