Allmuça: Ka rënë cilësia e debatit politik, 22 deputetë nuk folën kurrë në 4 sesione

Allmuça: Ka rënë cilësia e debatit politik, 22 deputetë nuk folën kurrë në 4 sesione

Gazetarja Oliverda Allmuça analizoi në studion e MCN Informacion punën e Parlamentit në katër sesionet e fundit. Allmuça tha se gjatë kësaj kohe nuk është kthyer për rishqyrtim asnjë ligj, pavarësisht se niveli i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Nuk është kthyer asnjë ligj. Kjo të bën të pyesësh sa të mira kanë qenë këto ligje, sa nuk ka lindur nevoja për t’i kthyer mbrapsht që të rregullohen. Këtu luan rol edhe presidenti, i cili ka kthyer vetëm në dy raste. Nga ana tjetër ka pasur diskutime për shumë drafte dhe nivelin e tyre. Po të marrim projektligjin e zonave të mbrojtura, edhe nga organizatat ndërkombëtare është cilësuar i pakalueshëm. 

Allmuça u ndal edhe te tensionet e shpeshta në sallën e Kuvendit. 

Ka pasur raste ofendimesh. Rasti i zotit Noka që tentoi ta qëllojë me shishe zotin Balla. E tillë është politika. Zoti Manja, Xhaçka ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij sesioni për shkak të problemeve me Gjykatën Kushtetuese. 

Një tregues shqetësues sipas saj është rënia e cilësisë së debatit politik në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë tij. Kësaj i shtohet edhe fakti se gjatë katër sesioneve të fundit, 22 deputetë nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën. 

Niveli i debatit në Kuvend ka rënë. Debati mbi një draft më parë niste që në komisionet parlamentare mes njerëzish që e njihnin çështjen. Sot, pjesa më e madhe e deputetëve janë biznesmenë dhe jo ekspertë të fushës. Listat janë arsyeja kryesore pse ne kemi këtë rënie të cilësisë së debatit në Kuvend. 

22 deputetë nuk kanë folur kurrë. Kjo ngre pikëpyetje për përgatitjen e tyre për t’u përfshirë në diskutime të paktën brenda komisioneve. Nëse ti nuk përfshihesh në diskutim, kjo e bën shumë shqetësuese. Janë 22 njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë por që paguhen me taksat tona. Është një teknikë për të qëndruar në tokë të sigurt.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy