Rama inspekton rindërtimin e lagjes së re në Vaqarr: Do dalë si zonë rezidenciale

Rama inspekton rindërtimin e lagjes së re në Vaqarr: Do dalë si zonë rezidenciale

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punime në rindërtimin në  lagjen e re në Vaqarr, që po ndërtohet për të prekurit e tërmetit. Lagja e re do të jetë si një qendër rezidenciale me shtëpi individuale, me lulishte përpara, do të ketë objekte arsimore dhe qendër komunitare duke sjellë në zhvillim të ri për zonën e Vaqarrit.

Gjatë inspektimit Rama tha se ky investim po krijon një komunitet shumë më të zhvilluar, më modern dhe më social për fëmijët dhe vetë banorët. Ai tha se kjo lagje e re që duket si banesa rezidenciale duke perfekt dhe se kjo është puna më e mirë që mund t'u tregohet qytetarëve.

"Kjo krijon komunitet më të zhvilluar dhe mw social për fëmijët, gjyshërit dhe vetë banorët ta kthejnë këtë zonë në lagje rezidenciale. Perfekt" , tha Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm tha se këtu do të ndërtohet dhe një stacion autobusi pasi komuniteti që po ngrihet është i madh, do të ketë shkollën dhe qendrën e vetë komunitare për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

"Pallatin e kulturës e kemi prishur dhe do te bëhet e gjitha e re duke u kthyer në qendër komunitare, do të ketë shkollën dhe një stacion autobusi këtu pasi është bërë një komuniteti i madh", tha Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy