Arrestimi i Goros, Tela: Gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501, atje s’ka pasur truall po shkëmb dhe kullotë

Arrestimi i Goros, Tela: Gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501, atje s’ka pasur truall po shkëmb dhe kullotë

Analisti Andi Tela në emisionin Të ‘Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar zhvillimet e fundit në Himarë, ku të shtunën me urdhër të SPAK u vu në pranga kryetari në detyrë i saj, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas SPAK është përfshirë në dy raste të tjetërsimi të pronave.

Tela tha se e gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501, pasi atje s’ka pasur truall përveçse shkëmb, kullotë, përveç pjesët e ullinjve. Sipas tij, nga Palasa deri atje s’ka pasur jetë atje ishte kodër.

Zona e Drimadhes që njihet sot dikur ka qenë fshati Gjilek e gjithë zona. Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë shkuar në Gjile dhe kanë thënë ku ka ndonjë tokë shtetërore dhe Goro u ka gjetur atë 10500 metra. Mënyra për ta marrë ishte duke ja blerë privatit dhe ka filluar mekanizmi i Goros, janë gjetur dy privatë njëri prej tyre është dhe Stavri Mhilli i cili ka pasur 1200 metra ullishte në kodër dhe këta kanë falsifikuar procedurës sikur kishte 5512 metra që ja ka blerë Artan Gaçi.

E njëjta mënyrë është ndjekur dhe me pjesën tjetër 5080 metra nga truall në arë ju vu emri dy individëve privatë dhe te kjo toka këta donin të ndërtonin hotel dhe pasi morën lejen për hotel duhet të shfrytëzonin dhe plazhin.

Pasi kanë bërë strategjinë si investitor marrin dhe shfrytëzimin e detit dhe duke qenë se Artan Gaçi ishte burri ministres duhet të gjenin një person të huaj të fshihej emri i Gaçit dhe kështu ndodhi.

Shkojnë përsëri marrin lejen për këtë investim strategjik dhe marrin lejen e plazhit dhe kjo histori ka ndodhur nga viti 2020 kontrata e shitblerjes dhe tre muaj më pas ka aplikuar për leje ndërtimi, dy muaj më pas ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe në këto momente Artan Gaci dhe Xhaçka do të ballafaqoheshin me kuvendin që kishte konflikt interesi për marrjen e kësaj prone.

Dhe gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501. Sepse atje s’ka pasur as truall atje ka pasur shkëmb, kullotë, përveç pjesët e ullinjve. Nga Palasa deri atje s’ka pasur jetë atje ishte kodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy