
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për strehimin e 3000 shtetasve afganë në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, Blinken vlerësoi partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit tonë.
"Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO", shkruan Blinken.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Rama kishte shpjeguar se vendimi për strehim bazohej në traditën dhe historinë e Shqipërisë.



