“Veliaj, mashtrues faktik”, Sejamini: Premtimi për transport falas nga Këlliçi, gafë elektorale

“Veliaj, mashtrues faktik”, Sejamini: Premtimi për transport falas nga Këlliçi, gafë elektorale

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Erion Veliaj është një mashtrues faktik që ka mashtruar me premtime elektorale, dhe një nga shembujt ka qenë kur ka deklaruar se nuk do të ketë ndërtime në Tiranë.

Më tej Sejamini tha se Belind Këlliçi ka bërë një gafë elektorale me premtimin për transport publik falas pasi nuk është kjo çështje gjëja që shqetëson më shumë shqiptarët.

Këlliçi mund të jetë duke mashtruar është hipoteze. Erion Veliaj ka mashtruar që nuk do të ketë ndërtime në Tiranë. Kemi një mashtrues faktik, dhe ndoshta një mashtrues potencial, ose aspirant për mashtrues.  

Kemi një mashtrues praktik, faktik, të vërtetuar që ka mashtruar me premtime elektorale.

Transporti publik falas ishte një premtim i panevojshëm. Duke qenë se ka ngjallur mosbesim tani fushata  e Këlliçit vetëm thellohet tek kjo pikë. Është bërë si një grackë që ka rënë. Nuk është e nevojshme, nuk ka transport falas asgjëkund. Ka bërë gafë elektorale, nuk  është ky shqetësimi kryesor, bëhen kokëfortë, nga mëngjesi në darkë thonë të gjithë transporti falas, mobilizohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy