Meta takohet me Hahn: Gjithëpërfshirja element kyç për reformat

Meta takohet me Hahn: Gjithëpërfshirja element kyç për reformat

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar këtë të martë eurokomisionerin Johannes Hahn, ku janë dhënë disa mesazhe në lidhje me negociatat e vendit drejt BE-së.

Pas vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, për Shqipërinë, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.

Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë elemente kyç për eurinë e suksesshme të reformave”, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e axhendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy