Hoxhaj: Si pasojë e luftës, ekonomia ballkanike do të pësojë shpejt rritje të çmimit të naftës e të gazit

Hoxhaj: Si pasojë e luftës, ekonomia ballkanike do të pësojë shpejt rritje të çmimit të naftës e të gazit

Situata në Ukrainë, për ish-diplomatin nga Kosovë, Enver Hoxhaj, do ti kushtojë Evropës, në një periudhë deri në shtatë vjet, tha në emisionin “Të paekspozuar”, në MCN TV.

Sipas tij, ekonomia ballkanike do të pasohet së shpejti me rritjen e çmimit të gazit dhe naftës që vjen nga Rusia, dhe si e tillë, nuk do të kemi më luksin që kemi pasur deri tani.

Pavarësisht se si mund të përshkallëzohet situata, unë mendoj se çfarë mund të ndodh në Ukrainë, do ti kushtojë Evropës, në një periudhë prej së paku shtatë vitesh. Ajo çfarë do të ndodh është se do të rritet së shpejti çmimi i gazit dhe i naftës, do të rritet çmimi i transportit publik, si pasojë e naftës, do të rritet çmimi i mallrave, dhe jam i sigurtë se do të ndikojë në pasojat në ekonomitë tona ballkanike, do të jenë të ndjeshme konkrete dhe s’do të kemi më atë luks qe kemi pasur deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy