Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, Rama: Do vazhdojë betejën në spital

Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, Rama: Do vazhdojë betejën në spital

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni.

Në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë të mërkurë për të mbajtur një konferencë për mediat, teksa ka dhënë edhe lajmin se deputetja e zgjedhur e PS në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.

Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati tejet të vështirë, ku tërmeti e pandemia diktuan një forcë të pashembullt. Ja dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe nuk ka përfunduar rindërtimi, por ne kemi marrë një avantazh të kosniderueshëm. Përtej çdo konsiderate, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë e këtyre 30 viteve. Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. Garantimi i vaksinave ka bërë që goditja e valës së tretë të jetë e moderuar. Fatkeqësisht kemi ende fatalitete, disa jetë janë në rrezik serioz në Infektiv, por ato janë dhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por është e qartë se ajo përqindje e vogël e të vaksinuarve që preken nga virusi, e kalojnë pa kërcënim fatal të jetës. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar Covid-in, sepse të gjitha studimet thonë se ka nuk ka imunitet afatgjatë ndaj këtij virusi vrastar.

Rama: Kemi trefishuar eksportet bujqësore, puna me aeroportin e Vlorën ka hyrë në fazën përfundimtare

Më tej, kryeministri Rama ceku disa nga fushat me nota pozitive në mandatin e dytë qeverisës. Ai u ndal tek Infrastruktura duke numëruar si sukses hapjen e aeroportit të Kukësit dhe projektin për ndërtimin e atij në Vlorë dhe Sarandë. Rama u shpreh se me largimin e pandemisë do shtojnë avionët e Air Albania-s.

Fatkeqësisht, pandemia dhe hallet e mëdha që erdhën nuk na dhanë mundësinë të investonim sa donim për turizmin. Në disa fusha nuk ka krahasim jo me tetë por me katër vite më parë. Për t’u bërë kampionët e Ballkanit duhet shumëfishim i luftës për mbrojtjen e mjedisit. Falë punës së kësaj qeverie kemi krijuar kushte për zhvillimin ekonomik të vendit në fushën e Infrastrukturës. Skavica nuk është më një ëndërr në sirtar. Jemi në fazën e shqyrtimit të projektit të Tecit të Vlorës në portë hyrëse. Falë punës së përkushtuar të dikasterit përkatës, sot Kukësi është bërë me aeroport ndërkombëtar. Puna për projektin e aeroportit të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare. Gara për aeroportin e Sarandës është hapur. Shqipëria sot ka linjën e saj të flamurit Air Albania e cila i ka rezistuar pandemisë dhe me daljen nga pandemia do rrisë numrin e avionëve. Shërbimi i transportit rrugor janë kthyer në shembull inkurajues. Edhe në aspektin e infrakstrukturës dhe shërbimit të transportit kemi arsyet të besojmë se në qeverinë e re do hedhim hapa drejt Shqipërisë së vitit 2030. Në bujqësi kemi mundësuar dyfishimin e tokës që punohet. Si kudo edhe në bujqësi duhet një punë edhe më e madhe drejt objektivit madhor që Shqipëria e 2030-s të jetë kampione në rajon. Kjo qeveri ka çuar para punën për reformimin e arsimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy