Apeli i Posaçëm lë në burg Metën/ Kume: Hetimi në burg është masë ekstreme, dëmton imazhin e Shqipërisë (VIDEO)

Apeli i Posaçëm lë në burg Metën/ Kume: Hetimi në burg është masë ekstreme, dëmton imazhin e Shqipërisë (VIDEO)

Apeli i Posaçëm i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në "arrest në burg" ish-Presidentin Ilir Meta, duke mos ndryshuar masën e sigurisë.

Gazetari Marigeln Kume, i ftuar në "MCN Live", e ka konsideruar hetimin e Metës në burg si një masë ekstreme dhe të dëmshme për imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se një vendim i tillë ka tërhequr edhe shqetësimin e Bashkimit Evropian. 

Sipas Kumes, masat e tilla janë të rënda dhe nuk janë të përshtatshme për situatën në të cilën ndodhet ish-Presidenti, pavarësisht dosjes qe duhet hetuar. 

Hetimi në burg është një masë ekstreme. Në dijeninë time, shumë nga akuzat që ishin ngritur ndaj Metës janë shpërbërë, siç është çështja e lobimit, që tashmë nuk është më pjesë e hetimeve, dhe çështja e CEZ, e cila po humbet prioritet.

 Ajo që ka mbetur në fokus është shpenzimi i më shumë se 200 mijë dollarëve nga ish-bashkëshortja e tij, përmes një kartë krediti në katër vjet. 

Gazetari Kume theksoi se raporte nga Bashkimi Evropian dhe OSBE kanë cilësuar këtë lloj të paraburgimit si një masë të rreptë, që aplikohet shpesh në Shqipëri. 

Edhe raportet nga BE dhe OSVE, këtë pjesën e paraburgimit e cilësojnë si një mase ekstreme, të rëndë që aplikohet ne Shqipëri, pra hetimin me çdo rast me burgim, por që mund të krijojë një perceptim negativ për vendin. 

Nuk është e drejtë të përdoret burgu si masë hetimi në çdo rast. Ky është një veprim që është kritikuar ndërkombëtarisht. 

Meta, si kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), nuk është më në pozitat që kishte dikur, dhe mundësitë që ai të ndalonte hetimet janë shumë të pakta.

Po të kishte mundësi që Meta të prishte provat ose të ndikonte në drejtësi, do të ishte një rrezik real, por në këto kushte, mendoj se këto mundësi janë të pakta. Unë e konsideroj këtë masë hetimi si ekstreme dhe të paarsyeshme.

Ai gjithashtu theksoi se ky arrestim dëmton imazhin e Shqipërisë si një vend i cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe që ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar besimin e duhur në sistemin e drejtësisë. 

Meta mund të ketë shumë të zeza mbi të, por është drejtësia ajo që duhet t’i vërtetojë ato. 

Ai ka mbajtur tre pozita më të larta në vend dhe arrestime të tilla, si dhe skena të tilla, nuk janë të hijshme për një vend që aspiron të jetë pjesë e Evropës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy