Qorri: Nuk e shohim veten si parti elektorale, synimi të vrasim frikën dhe ngjallim besim

Qorri: Nuk e shohim veten si parti elektorale, synimi të vrasim frikën dhe ngjallim besim

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, thotë se çështja social-ekonomike duhet parë me përparësi dhe se në Shqipëri nuk flet njeri për të drejtat e punëtorëve ndaj flasin më shumë nga sa duhet të flisnim realisht

Për emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Qorri deklaroi se në Shqipëri ka shumë punëtorë, pasi shumica dërrmuese e njerëzve punojnë për tjetrin dhe ka asimetri në vendin e punës, pavarësisht se ku punon.

Sipas tij, ajo që të bashkon me të tjerët është fakti që nuk merr hakun e punës tënde dhe kur nuk ke të drejtat je gjysmë skllav.

Punën në të zezë mund ta quajmë skllavëri, pasi i hiqen të drejta. Ne i shohim punëtorët dhe çështjen e punëtorëve me përparësi.

Jo të gjithë punëtorët na njohin, se nuk kemi pasur mundësi të shkojmë kudo ku është punëtoria, pasi është e fragmentuar.

Ka vështirësi shtesë për t’i bërë bashkë, detyra jonë është të shkojmë vend pune pas vend pune. Është fizikisht e vështirë. Idetë e mia shkojnë dhe tek ata.

Nuk është se ka ndonjë përputhje të plotë mes pozicionit klasor dhe orientimit politik.

Qëllimi ynë me idetë tona të majta të bëjmë për vete punëtorët, por sigurisht jo vetëm ata.

I varfri që punon ka nevojë të organizohet në një sindikatë, i papuni që nuk punon nuk ka se ku të organizohet.

Para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, unë shkoj në punë me autobus.

Nuk e shohim veten si parti elektorale, për mua politika është praktikë e ditë përditshme.

Qëllimi është transformimi i Shqipërisë për mirë, pushteti është një nga mënyrat e transformimit të Shqipërisë.

Edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme pësojmë disfatë nga pikëpamja elektorale, ne do vazhdojmë organizimet.

Në statutin e Lëvizjes Bashkë, unë nuk marr dot një vendim vetëm. Çdo vendim i kryetarit duhet të kalojë para organeve.

Unë me statutin tonë, nuk kam mundësi të vendos për gjë. Ne e shohim rolin e kryetarit si honorifik.

Njerëzit në mbështetje nuk kanë dalë ende në përmasat që duhet, kur të dalim do kemi mundësi që t’i pengojmë të këqijat.

Thelbi është që disave t’u heqësh frikën dhe pjesës tjetër t’iu japësh besim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy