
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në Kryeministri paraditen e kësaj të premte ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Yuri Kim bën me dije se fokus i takimit ishte bashkëpunimi Shqipëri-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ajo u shpreh mirënjohëse dhe krenare për bashkëpunimin e dy vendeve, ndërsa tha se 2022 ishte viti i parë me prani të qëndrueshme të ushtrisë amerikane në Shqipëri.
Faleminderit kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri.
Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu mezi presim “DefenderEurope2023”. Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah.
1/2 Thanks PM @ediramaal , Defense Minister @nikopeleshi & Chief of Defense General Kingji for a productive meeting this morning to review historic progress to strengthen defense cooperation. 2022 marks the year of the first sustained military presence in .
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 16, 2022



