
Ish-deputeti Myslim Murrizi, për tensionet dhe debatet e një dite më parë në seancën e fundit parlamentare për këtë vit, deklaroi se pas zgjedhjes së drejtuesit të SPAK nuk i sheh të qetë.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se Avokati i Popullit nuk u votua, pasi sipas tij me sa duket iu prish pazari.
Rama ju tha se ju nuk votoni Dvoranin, unë nuk votoj për Avokatin e Popullit. Duket se kishte pazar me një pjesë të opozitës.
E pashë si një farë maskarade që është bërë kronike në Kuvend prej vitesh, ndaj palët duan të ngrenë kredencialet tek elektorati.
Për mua nuk kishte asnjë lloj baze reale pse duhet të ziheshin. Çdo gjë është me votim të fshehtë, ishte shumë e lehtë bashkimi i votave se iu thua deputetëve.
Sa kohë nuk bëhesh dhe Rama nuk i bën 84 vota, çfarë problemi ke, ku do i gjejë? Do marrë afganë që t’i bëjë 84 vota. Kur ti e ke vendosur që të shkosh te votimi.
Ti nuk e ke sigurinë që të marrësh fletën dhe të votosh kundër, ke frikë për rrjedhje vote. Dvorani në Kushtetuese është rikthim në kohën e diktaturës.
Mirë që iku zoti Kraja, ish hetues i diktaturës, i dyti është Dvorani, kushëri i parë i Olta Xhaçkës dhe me një rektori të një universiteti të Tiranës, që nuk e di se pse nuk e votojnë këta të opozitës.
Dovorani kampion i drejtësisë? Më gjeni një zyrtar të lartë që ka dënuar Dvorani si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Dvorani e ka kaluar vetingun duke mos deklaruar 110 mijë euro, duke thënë se i ka harruar.
Nëse Bardhi dhe grupi i Berishës nuk i jepnin votat Dvoranit, atëherë ai nuk bëhej kurrë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, se nuk kanë nga dalin votat kur ti e ke vendosur që nuk do e votosh.
Ai shtoi se bëjnë sikur debatojnë, ndërkohë që nga ana tjetër ndajnë paratë bashkë.
Murrizi deklaroi se në reformën në drejtësi, nuk duhet të ketë pjesë nga sistemi gjakatar komunist.



