
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, nga studio e 'Të Paekspozuarit' në MCN TV teksa komentoi nismën e Ballkanit të hapur u shpreh se ajo ka huazuar metodën e abashkimit Europian, atë të ekonomisë.
Më tej ai thekson se duke shpresuar që kjo nismë të ketë sukses, ka frikë se nuk do mund të përparojë edhe pse në parim nisma duket positive.
Ka një qasje pse në tryezën e Ballkanit të hapur është nisur me ekonominë sepse çështjet politike duan 100 vite. E kanë nsiur me metodën me të cilën nisi Bashkimi Europian, nga ekonomia. Kanë nisur pikërisht nga ky, pasi interesi ekonomik e kalon atë politik.
Ballkani i hapur ka huazuar metodën e BE duke nisur nga ekonomia, por nuk mund të transplantosh një ide të kaluar në këto kushte. Unë uroj që të ketë sukses. Kam frikë se nuk do përparoj. Në parim jemi dakord dhe nisma është pozitive. Por a do mbijetojë pas disa vitesh këtë se dimë.



