Basha përgënjeshtron akuzat e Berishës për Portin e Durrësit: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra

Basha përgënjeshtron akuzat e Berishës për Portin e Durrësit: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim të sotëm me përfaqësuesit e bizneseve në Durrës për të prezantuar kandidatin Luan Hoti në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i hodhi poshtë akuzat që i janë bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për Portin e Durrësit.

Të gjithë akuzën se ai ka bërë pakt me kryeministrin Edi Rama, i quajti gënjeshtra, duke theksuar se dëshiron që të shohë investime, por Porti i Durrësit është qartas një aferë korruptive.

Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave.

Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pak për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë. Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit. Kjo punë s’bëhet duke sjellë një sheik.

Ndërsa sa i takon kandidatin Hoti, kryedemokrati tha se ai tashmë njihej nga qytetarët durrsak dhe i njeh problematikat dhe potencialin që ka qyteti.

Kandidati Hoti ka marrë përsipër në një kohë veçanërisht sfiduese për Durrësin, për ekonominë e Durrësit, për familjet durrsake një sfidë  të përmasave të jashtëzakonshme. Marrja e sfidës së kandidimit për të përfaqësuar përgjegjësinë e kryebashkiakut është një vendim shumë i vështirë dhe i rëndë për këdo në çdo kontekst, në çdo demokraci. Ta marrësh këtë përgjegjësi në një moment si ky që kalojmë me të gjithë komponentët, duke përfshirë këtu edhe komponentët politikë ku po ndodh e gjithë kjo, ku nuk kam ndërmend të ndalem, mendoj se dëshmon kurajën, jo thjesht personale dhe qytetare të zotit Hoti, por dëshmon shpirtin sipërmarrës në të gjitha kuptimet që karakterizon sipërmarrjen durrsake që nuk i bën bisht sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy