Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për bashkimin e mundshëm të votave në Këshillin Bashkiak mes PD-së dhe LSI-së.
Në këtë mënyrë, Veliaj do të humbiste vendimmarrjen në këshill, por nuri një i Bashkisë shpreson që kjo mos të ndodhë.
“Ajo që unë pres është që qyteti të qeveriset i qetë. Qëllimi im dhe ideja ime është që të ruaj në Këshillin Bashkiak një harmoni në të mirë të qyteti.
Në mbledhjen e fundit edhe disa anëtarë të PD-së votuan pro disa vendimeve. Pra kjo është e rëndësishme që të mos shqyemi me njëri-tjetrin.
Uroj që kjo frymë të vazhdoj. Unë do bëjë çdo gjë që kam në dorë që kjo të vazhdojë”, tha Veliaj.



