
Në emisionin "Të Pa ekspozuarit" gazetari Elvi Fundo, teksa foli për është diskutuar për përgjegjësitë direkte të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në aferën e inceneratorëve, foli për faktet që janë gjetur ne email nga ana e SPAK.
Sipas tij, SPAK ka dëshmi që bashkia Tiranë ishte kthyer në një punëtore për dhënien e një koncesioni korruptiv dhe se Mirel Mërtiri është truri i gjithckaje.
Në disa emaile të gjetura që po hetohen nga SPAK që janë çuar dhe është marrë vendimi i Gjykatës që Taulant Tusha është arrestuar me vendim gjykate, janë gjetur disa emaile ku ata komunikojnë me njeri tjetrin edhe me z.Simixhiun, dhe me autoritetet të tjera, të Ministrisë së Mjedisit, kur qartazi duket se komplet procedura që në dokumenti i parë, fillimi i hartimit, studimet, etj, janë përgatitur në zyrat Klodian Zotos.
Gjithçka e dirigjonte Klodian Zoto, bashkia Tiranë kishte disa drejtorë që i shërbenin si ushtarë Klodian Zotos, por ne këtë rast ai është një gradë më poshtë ‘kolegu i vogël’ i Mirel Mërtirit, sepse truri i gjithçka që lëvizet ishte Mirel Mërtiri.
Ne emaile janë gjetur dëshmi që bashkia Tiranë ishte kthyer në një punëtore për dhënien e një koncesioni korruptiv.



