
Gazetari Neritan Sejamini, teksa foli për kandidatët potencial që PD mendon të jetë në garën për të parin e Tiranës, në zgjedhjet që po afrohen, tha se kjo garë është ndër më të rëndësishmet që ka PD.
Në emisionin “Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini, u shpreh se kandidati kësaj radhe nuk duhet të jetë politik, dhe të jetë e kundërta e Erion Veliajt.
Gara për Tiranën është thelbësore për zgjedhjet e 2023. Është gara më e rëndësishme që ka PD.
I vetmi kandidat që mund të fitojë kundër Veliajt, është një kandidat që është e kundërta, në aspektin e qytetarisë, sinqeriteti, urtësisë.
Nuk mendoj se kandidati duhet të jetë politik. Duhet e kundërta totale e Erion Veliaj.
Në këtë kuptimi, nuk e di çfarë lloj karizme ka Alimehmeti dhe kurajo, por mund të ishte.



