Alibeaj: S’duam një President tangoje, duhet dikush që pranohet nga të dyja palët

Alibeaj: S’duam një President tangoje, duhet dikush që pranohet nga të dyja palët

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk kanë propozuar një emër për president, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka respektuar dakordësinë e arritur.

Ai theksoi se Mënyra më e mirë është një proces i përbashkët, dhe hapi i fundit është pasi të identifikohet një president i gjithë pranuar mbi palët. Alibeaj tha se mjeti i tyre i vetëm është që të qëndrojmë te parimet.

S'ka nevojë për 2 për tango, se s'duhet të jetë një president për tango nga të 2, duhet një president mbi palët, president i shqiptarëve. Ne propozojmë, këta përzgjedhin, jo si lojë tango, por që ai/ajo, ç ‘rëndësi ka, të marrë mbështetjen e politikës, që nesër të mos e konsiderojnë vetes të njërës palë. Mënyra më e mirë është një proces i përbashkët, dhe hapi i fundit është pasi të identifikohet një president i gjithë pranuar mbi palët, secila palë duhet ta bashkë propozojë jo si lojë shahu, kjo është formula, unë e di, nuk mund të bëhet eksperiment me presidentin e republikës. Në mënyrën më serioze, ne besuam që proces, rregulla, pastaj emra, është procesi që do jepte një emër, sipas kritereve që ne besuam, por nuk kemi çfarë t'i bëjmë njerëzve që i hanë fjalët. Mjeti ynë i vetëm është që të qëndrojmë te parimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy