Presidenti Joe Biden i shkruan Presidentes Osmani: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Joe Biden i shkruan Presidentes Osmani: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Njoftimin e ka dhënë vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka marrë një letër nga presidenti i SHBA Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se me shtimin e vaksinave antiCovid, ekipi i tij do të jetë në kontakt me presidenten Osmani për sigurimin e dozave sa më shpejt.

Presidenti flet dhe për dialogun me Serbinë dhe shpreson në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Në letër Bajden përmend edhe raportin personal të familjes së tij me Kosovën, i biri ka shërbyer në forcat paqeruajtëse amerikane gjatë luftës.

Letra e presidentit amerikan vjen pas kërkesës për mbështetje në sigurimin e vaksinave, që Vjosa Osmani i drejtoi ekipit të tij në datën 19 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy