Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në emër të stafit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, i ka uruar të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
“Ndërsa 2020 po mbyllet, ne shohim prapa në këto kohë jashtëzakonisht të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti i ndërsjelltë evropian dhe shqiptar”, është shprehur Soreca.
“Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon dhe ky është një rast i rëndësishëm për të përcjellë një mesazh të fortë bashkimi dhe solidariteti: Europa është këtu dhe ne jemi më të fortë së bashku!”, ka thënë Soreca.
Soreca ka shtuar se nesër do të ketë një koncert i fundvitit të grupit Ritfolk në faqen e Delegacionit të BE të Facebook.
“Nesër në orën 19:00 mos harroni koncertin e fundvitit të Ritfolk në faqen tonë të Facebook!”, ka theksuar Soreca.




