
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, duke i quajtur ata si “humbësa pa pikë dinjiteti”. Në rubrikën "Përgjigjia ime" në rrjetin social "Facebook", kreu i qeverisë thotë se një tjetër humbje po afron për PD dhe LSI.
Rama thekson se hapja e barkut kundër Shqipërisë sipas Ramës dëmton vendin dhe i shkon për mbarë atyre që nuk na e duan të mirën.
dërkohë që akuzoi LSI-në se është partia që ka shpikur shitblerjen e votës serioze.
“Janë humbasa pa pikë dinjitet, të gatshëm ti lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre. Asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë. Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Luzlim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë ti afrohesh se ka një qen. Kur nënshkruam marrëveshjen me Bashën i dhashë çdo gjë dhe i kërkova vetëm dy gjëra, që nuk kontestohet rezultati dhe nuk flitë keq për vendin në gjuhë të huaj. Por këto avulluan. Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq. Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës. Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”. Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë”, thekson Rama.
Kryeministri thotë se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë.
"Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë. Dhuna nuk e ndryshon as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiatë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës", deklaroi Rama.



